“Sindroma e zemrës së thyer” mund të dëmtojë shumë më shumë sesa veç zemrën – thonë hulumtimet e reja.
Përderisa stresi ekstrem i të humburit partnerin/partneren është ndërlidhur me probleme të zemrës në hulumtimet e mëhershme, një studim i ri ka zbuluar se 1 në 6 njerëz me këtë sindromë gjithashtu kanë edhe kancer.
Edhe më keq, ata janë më pak të prirë t’i mbijetojnë kancerit.
‘Duket se ekziston një lidhje e fortë mes sindromës së zemrës së thyer dhe kancerit. Prandaj, rekomandohet që pacientët me këtë sindromë të bëjnë edhe kontrolle për kancer”, thotë autori i këtij studimi, Dr. Christian Templin.
Sindroma e zemrës së thyer shkakton dhimbje të papritur dhe intensive në gjoks, gjithashtu edhe probleme me frymëmarrje që mund të ngatërrohet me sulm në zemër.
Këto simptoma janë reaksion i rritjes së hormoneve të stresit.
Kjo gjendje ndikon që pjesa kryesore pompuese e zemrës të zmadhohet dhe kjo nënkupton se zemra nuk mund të pompojë gjak në mënyrë efikase.
Sindroma e zemrës së thyer mund të ndodh pas ngjarjeve shumë emocionale, siç është vdekja e ndonjë familjari, ndarja nga partnerija, etj.
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...