Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, njëherit edhe ish-Ministër i Shëndetësisë i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti më shumë angazhim në lidhje me rritjen e të infektuarve me covid-19.
Sipas Zemaj, ka rritje të rasteve prej 2,500%, dhe se as 10% e qytetarëve nuk janë vaksinuar.
Ky është shkrimi i plotë në Facebook:
Kryeministër, pandemia nuk është lojë. Virusi ishte dhe është në mesin tonë, ndaj tento të punosh. Veç një herë në jetën tënde vendos dhe tento të punosh. Tento, mos u frikëso. Deklaratat pa punë janë veç fjalë të thata e të pamatura si dhe kanë kosto për qytetarët. Sipas Kurtit, virusi vetvetiu do të duhej të hiqej pas 14 shkurtit, por ja që nuk ndodhi. Ai kishte deklaruar e ishte lavdëruar se pandeminë e mundi, mirëpo dje, nga 9 raste i kemi 221 raste të reja me Covid 19, përkthyer ndryshe është një rritje prej afërsisht 2,500%.
Kryeminister , aman përvjeli mëngët, e jo “mindilin”, se nuk bën, nuk funksionon, besom. Me “mindilin” tënd mundesh veç të qash me lot, se me menaxhu pandeminë e ke të kotë. Nuk menaxhohet pandemia me retorikë boshe. Mos të harroj që ta kujtoj se as 10% të qytetarëve nuk i ke të vaksinuar!
Shtatori po vjen!
/arbresh.info/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...