Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka vizituar depon e re qendrore të vaksinave për Kosovën, kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga ministria e Shëndetësisë.
Në këtë vizitë ministri Vitia ishte i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, bashkë me përfaqësues të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës.
Me këtë rast nga afër panë investimin e kompletuar, pajisjet e reja dhe moderne të zinxhirit të ftohtë të cilat shërbejnë për ruajtjen e sigurt të vaksinave.
Ministri Vitia theksoi se ky investim me mbështetje të USAID, në vlerë të 1.3 milionë dollarëve, ka qenë i një rëndësie thelbësore në periudhën e pandemisë COVID-19 dhe tani do të shërbejë për ruajtjen e vaksinave në përgjithësi, pasi që shkalla e vaksinimit në Republikën e Kosovës, fatmirësisht, është e lartë krahasuar me shtetet e tjera.
Ky kapacitet i shtuar për ruajtjen e vaksinave do t’i ndihmojë profesionistëve shëndetësorë në shtrirjen efektive të mbulimit të vaksinimit, në mënyrë që secili fëmijë në Kosovë të jetë i mbrojtur nga sëmundjet e parandalueshme me vaksina.
Në këtë depo janë instaluar dhomat e ftohta, dhomat e ngrirjes, frigoriferët ultra-ngrirës me kapacitet prej 600 litrash, si dhe pjesa e thatë me sipërfaqe prej 575 m2 për magazinimin e artikujve shpenzues./Arbresh.info/
“Shkatërroni ose ktheni”: Rusia zgjeron censurën letrare – n...
Izraeli njofton për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor
Kërkohej për keqpërdorim të pozitës, arrestohet
Gërmime në Burgun e Dubravës, dyshohet për mbetje mortore
Ndihma nga ShBA e BE, GAP: Rreth 830 milionë euro projekte t...
Albulena Haxhiu s’përgjigjet edhe sa herë do të provojë për ...