Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot mori pjesë në tryezën e organizuar nga USAID KMI ku temë diskutimi ishte “Plani dhe Rezultatet e Gradimit për Ministrinë e Shëndetësisë”.
Ministri Vitia ka falënderuar USAID KMI për mbështetjen në jetësimin e projektit për transparencë radikale në financa publike, prokurim dhe auditim në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Është zotim i imi si ministër që edhe nëse një gotë ujë paguhet me taksa të qytetarëve në Ministrinë e Shëndetësisë të bëhet publike. Faleminderit të gjithë atyre e në veçanti USAID DMI që po na ndihmojnë për të qenë sa më transparent me qytetarët. Gatishmëria e USAID për bashkëpunim e mbështetje për Ministrinë e Shëndetësisë, ka dhe do të ketë respektin e falënderimin e përhershëm nga ana jonë”, tha ndër të tjera Ministri Vitia.
Në njoftim u bë e ditur se rezultat i këtij bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe USAID DMI tashmë sektorët brenda Ministrisë së Shëndetësisë janë duke u mbështetur në fushën e financave publike si: përmirësimi i planifikimit buxhetor me theks te veçantë përmirësimi në planifikimin e investimeve kapitale./Arbresh.info
Sulmi terrorist ende pa autor! 5 ditë pas të shtënave ndaj T...
Shënohet përvjetori i parë i masakrës në Buça, Zelensky zoto...
Nënshkruhen disa dokumente dypalëshe në mes qeverive të Maqe...
Zëvendës presidenti i Barcelonës: Jemi në kontakt me Messin
Lukashenko: Një luftë e tretë botërore-nukleare po qëndron n...
Latifi: UÇK-ja erdhi si një bekim dhe shpresë për popullin e...