Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në trupin e njeriut.
Shumë studime kanë theksuar se kjo vitaminë luan një rol të rëndëishëm për zemrën, por së fundmi shkencëtarët kanë ardhë në një tjetër përfundim, transmeton portali arbresh.info
Edhe pse Vitamina D është e njohur për rolin e saj në zhvillimin e kockave, niveli i ulët i gjakut ka qenë i lidhur me një rrezik të shtuar të sulmeve në zemër dhe goditje në tru. Por studimet e fundit zbuluan se shtesat e vitaminës D nuk forcojnë shëndetin e zemrës.
“Fillimisht kishte shumë entuziazëm se kjo vitaminë mund të ndihmojë në sëmundjet kardivaskulare”, tha Dr. Erin Michos, një profesor i asociuar i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë Johns Hopkins në Baltimore.
Sipas saj, njerëzit që kanë mungesë të Vitaminës D vuajnë nga disa sëmundje, por studimi i kryer nga instituli Jama Cardiology ka gjetur se shtesat e Vitaminës D nuk zvogëlojnë rrezikun e të pësuar sulm në zemër ose tru.
Vitamina D krijohet kur njerëzit janë më ekspozuar në rreze të diellit dhe gjithashtu mund të gjendjet edhe në disa ushqime, si salmon dhe te produktet e qumështit të fortifikuar. Ndihmon trupin të thithë kalciumin dhe fosforin dhe mbron sëmundjet e kockave./arbresh.info/
Prishtina lanson `mbeturinat.com` për largim falas të mbetur...
LDK kujton 24 majin 1992 dhe vlerëson Rugovën si figurë të s...
Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të nego...
Hamza takon veteranin që humbi shtatë fëmijë në luftë: Përba...
Osmani e Abdixhiku mbajnë sot takim me bashkatdhetarët në Cy...
Irani: Memorandumi i mundshëm me SHBA përfshin përfundimin e...