Sipas një studimi të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, gratë që janë vaksinuar gjatë ciklit menstrual kanë përjetuar zgjatje të ciklit për disa ditë.
Studimi i kryer nga Alison Edelman, M.D., M.P.H., i Universitetit të Shëndetit dhe Shkencës në Oregon, Portland, vunë në dukje se ciklet menstruale zakonisht ndryshojnë një sasi të vogël nga muaji në muaj dhe rritja që ata panë ishte brenda kufijve të ndryshueshmërisë normale, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtarët kanë theksuar se nevoiten kërkime shtesë për të përcaktuar se si vaksinimi kundër Covid-19 mund të ndikojë potencialisht në karakteristikat e tjera menstruale, të tilla si dhimbja, ndryshimet e humorit dhe karakteristikat e gjakderdhjes.
Një nëngrup përdoruesish të aplikacionit që morën dy doza vaksinash në të njëjtin cikël menstrual (358 përdorues) kishin një rritje mesatare më të madhe në gjatësinë e ciklit prej dy ditësh. Megjithatë, ky ndryshim duket se zvogëlohet në ciklet pasuese, duke treguar se ndryshimet menstruale ka të ngjarë të jenë të përkohshme. Autorët shtuan se Federata Ndërkombëtare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës klasifikon një variacion në gjatësinë e ciklit si normal nëse ndryshimi është më pak se tetë ditë.
Shumica e përdoruesve të vaksinuar morën vaksinat Pfizer dhe Moderna. Mesatarisht, doza e parë e vaksinimit u shoqërua me një rritje të ciklit prej 0,71 ditësh në gjatësinë e ciklit dhe doza e dytë me një rritje prej 0,91 ditësh. Prandaj, përdoruesit e vaksinuar gjatë dy cikleve kishin një rritje prej më pak se një ditë në secilin prej cikleve të vaksinimit./arbresh.info/
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj