Vaji i peshkut në shtatzëni zvogëlon rrezikun nga alergjitë

18:11 | 2 Mars 2018

Marrja e një kapsule të përditshme të vajit të peshkut gjatë shtatzënisë dhe në muajt e parë të ushqyerjes me gji mund të zvogëlojë rrezikun e alergjisë ushqimore të fëmijës.

Sipas një analize të “Imperial College London, kjo çoi në reduktim prej 30% të rrezikut të alergjisë në vezë në moshën një vjeçare.

Vaju i peshkut përmban një lloj të veçantë yndyre të quajtur omega-3, i cili ka një efekt pozitiv anti-inflamator, transmeton Klan Kosova.

Ekspertët thanë se hulumtimi konfirmoi se dietat në shtatzëni mund të ndikojnë në zhvillimin e alergjive në fillet e jetës së fëmijës.

Një në 20 fëmijë në Britani të Madhe preket nga alergjitë në ushqim, të tilla si arra, vezët, qumësht ose gruri – dhe ky është një problem në rritje.

Këto alergji shkaktohen nga mosfunksionimi i sistemit imunitar dhe reagimi ndaj këtyre ushqimeve të padëmshme dhe kjo shkakton simptoma të tilla si skuqje, ënjtje, vjellje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara