Vaji i peshkut gjatë shtatzënisë “zvogëlon rrezikun e alergjive te fëmijët”

00:02 | 8 Mars 2018

Konsumimi i vajit të peshkut gjatë shtatzënisë ul rrezikun e alergjive te fëmijët, me afro një të tretën.

Kapsula ditore e vajit të peshkut e marrë pas javës së 20-të të shtatzënisë dhe për tre ose katër muajt e parë të ushqyerjes me gji ul shanset që fëmija të përjetojë alergji ndaj vezëve me rreth 30 përqind, thotë studimi, transmeton portali arbresh.info

Rreziku i ekzemës u zvogëlua me 22 për qind tek fëmijët nënat e të cilëve morën një shtesë probiotike midis javëve të 36 dhe të 38-të të shtatzënisë.

Gjetjet vijnë nga një nga hetimet më të mëdha të dietës së nënës dhe alergjisë së fëmijëve  të ndërmarrë ndonjëherë.

Autorizuar nga Agjencia e Standardeve të Ushqimit, shkencëtarët në Kolegjin Imperial London kanë studituar të dhënat e më shumë se 400 studimeve që përfshin rreth 1.5 milionë nëna dhe fëmijë.

Autorja e studimit, Dr Robert Boyle, nga Imperial College London tha se “alergjitë dhe ekzema te fëmijët është një problem në rritje”.

Ajo ka theksuar se duhet bërë punë edhe më e madhe për të zbuluar me detajisht vlerën e vajit të peshkut te fëmijët dhe te nëna gjatë periudhës së shtatzënisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara