Personat që vuajnë nga mosmbajtja e urinës, ose siç quhet ndryshe fshikëz tepër aktive kanë probleme të shumta me gjumin, stresin psikologjik dhe jetën e përditshme. Por nuk duhet të shqetësoheni, ka disa mënyra që mund t’i bëni në shtëpi për të mos patur një problem të tillë në përditshmërinë tuaj. Një nga këto është mënyra e të ushqyerit:
–Qumësht, peshk, vezë: Vitamina D, e cila gjendet në këto ushqime, redukton rrezikun e mosmbajtjes së urinës, sidomos te gratë.
–Banane, misër dhe patate këto janë ushqime të pasura me magnez të cilat ndihmojnë në reduktimin e spazmave të muskujve. Magnezi është gjithashtu i rëndësishëm sepse inkurajon fshikëzën që të zbrazet plotësisht dhe kështu parandalon urinimin e shpeshtë.
–Bukë thekre dhe gruri janë të pasura me fibra të cilat përmirësojnë funksionin e zorrëve. Mjekët këshillojnë që të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të freskëta, drithëra dhe fasule, ushqime të pasura me fibra.
–Fara kungulli, këto përdoren për trajtimin e problemeve urinare, duke përfshirë fshikëzën tepër aktive. Farat e kungullit kanë funksionin të rrisin prodhimin e testosteronit duke forcuar muskujt e legenit.
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu