Numri i sëmundjeve gjithmonë është në rritje, dhe prandaj duhet të bëjmë çmos për ta parandaluar zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve tjera.
Është tejet e domosdoshme që t’i ndryshoni shprehitë e ushqimit dhe mënyrën e jetesës për t’i minimizuar rreziqet e kancerit dhe sëmundjeve tjera, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i keni disa ushqime, të cilat sipas nutricionistëve janë të dëmshme për shëndetin.
Vajrat e hidrogjenerizuara
Vajrat e hidrogjenerizuar gjenden në të gjitha llojet e ushqimit, e në veçanti në margarinë, në ushqime të ripaketuara dhe në ‘fast food’.
Kokoshkat e mikrovalës
Sipas hulumtimeve, kimikalet të cilat gjenden në pjesën e brendshme të kokoshkave të mikrovalës përfshijnë edhe acidin perfluorooctanoik (PFOA), dhe janë kimikale që shkaktojnë sëmundje të mëlçisë dhe kancerin e pankreasit. Kur vendoset qesja në mikrovalë, kimikalet shpërndahen edhe brenda kokoshkave. Prandaj përgatitni kokoshkat në mënyrën e vjetër, siç i keni përgatitur kur nuk keni pasur mikrovalë.
Pluhuri i bardhë
Pluhuri i bardhë i rafinuar është përbërësi më i zakonshëm në çdo ushqim, por sasia e madhe e karbohidrateve nuk është arsyeja e vërtetë se përse duhet të brengoseni.
Studimet tregojnë se konfirmimi i karbohidrateve të rafinuara e rritë rrezikun e kancerit të gjirit te gratë për 220 për qind.
Ëmbëlsirat
Sheqeri është i keq! Sheqeri që gjendet në pemë dhe perime nuk është i keq, por i dëmshëm është sheqeri i bardhë i përpunuar. Kancerit i “pëlqen” sheqeri, dhe aq më shumë që e konsumoni, aq më i madh rreziku për kancer.
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...