Xhenxhefil është një rrënjë e mirënjohur jo vetëm për shijen karakteristike por edhe për vetite e saj kuruese dhe përfitimet shëndetësore. Një nga vetitë më të fuqishme të kësaj rrënje është që promovon rënien në peshë duke shkrirë yndyrën e akumuluar.
Sipas një studimi të botuar në Journal of the Science and Food of Agriculture në 2014, gingerol, një përbërës i gjetur në xhenxhefil, mund të nxisë procesin e humbjes së peshës, të përshpejtojë metabolizmin dhe të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak dhe nivelet e leptinit. Për më tepër, xhenxhefili parandalon obezitetin, ul nivelin e kolesterolit të keq, nxit ngopjen dhe ndihmon në procesin e tretjes.
Këtu janë disa mënyra se si ju mund të përfshini xhenxhefilin në dietën tuaj:
Përtypni pak xhenxhefil para se të hani. Kjo do të përshpejtojë metabolizmin, do të stimulojë tretjen, do të reduktojë prodhimin e kortizolit dhe do të nxisë energji.
Shtoni xhenxhefil në smoothin tuaj.
Përdorni xhenxhefilin si erëz.
Ju gjithashtu mund të konsumoni xhenxhefilin si çaj.
Kjo është receta e çajit dekosikues me limon dhe xhenxhefil për humbje peshe
Përbërësit:
2 inç (5 cm) rrënjë xhenxhefil
4 gota (1 L) ujë të filtruar
30 ml leng limoni organik
1-2 lugë mjaltë
Udhëzimet:
Së pari, zieni rrënjën e xhenxhefilit në ujë për 5 minuta dhe lëreni të ftohet. Më pas shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit dhe eshte gati për t’u pirë
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja