Studimi i ri ka zbuluar se COVID-19 e rrit rrezikun e sulmit në zemër, por edhe atyre në tru.
Studiuesit amerikanë zbuluan se njerëzit e infektuar me virus kishin rrezik më të madh për t’u prekur nga këto sulme.
Sipas studimit, ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të kenë edhe probleme të tjera të zemrës, duke përfshirë edhe rrahjet e çrregullta të zemrës.
Profesori Andrew Marks, nga Universiteti i Kolumbias në Nju Jork, tha se mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për ndryshimet e zemrës që lidhen me infeksionet COVID-19, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.
“Sa më shumë ndërgjegjësim të ndërtoni rreth aspekteve të veçanta të një sëmundjeje, aq më shumë ka të ngjarë të përmirësoni kujdesin ndaj pacientëve. Dhe mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për ndryshimet e zemrës që lidhen me infeksionet COVID-19 dhe duhet të jenë në kërkim të tyre. Ne duam të kuptojmë me të vërtetë se çfarë e shkakton sëmundjen e zemrës dhe si ta rregullojmë atë”, është shprehur ai.
Ekspertët kanë frikë se virusi mund të shkaktojë probleme me zemrën, duke u bazuar në studimet që tregojnë se ky virus mund të bëjë që sistemi imunitar i trupit të sulmojë qelizat e shëndetshme në muskuj.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK