Sipas prestigjozes Health.com nuk është vetë stresi ai që dëmton shëndetin e trurit, por përgjigjet emocionale që vijnë me të.
Ky është përfundimi që ka dalë nga një studim i Universitetit Shtetëror të Oregonit, që ka analizuar shqetësime tipike të jetës së përditshme, siç është pritja e gjatë në radhë për vizitë te mjeku ose bllokimi i trafikut në autostradë
Studimi tregoi se këto incidente mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trurit të të moshuarve, por janë reagimet emocionale që rrjedhin prej tyre që kontribuojnë në rënien e aftësive njohëse.
Në studimin e botuar në revistën “Mjekësia Psikosomatike” u përfshinë 111 persona të moshës mes 65 dhe 95 vjet për një periudhë prej 2 vjet e gjysmë. Ata që iu përgjigjën ngjarjeve stresuese me më shumë emocione negative dhe raportuan një gjendje përgjithësisht më të keqe, treguan luhatje më të mëdha në punën e tyre, çka sugjeron një shëndet më të keq të trurit te njerëzit më negativë dhe reaktivë.
Të moshuarit, shpjegojnë studiuesit, duhet të jenë të vetëdijshëm për reagimet e tyre emocionale ndaj ngjarjeve stresuese dhe të eksplorojnë të gjitha strategjitë e reduktimit të stresit pikërisht për të ruajtur funksionet njohëse të trurit.
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...