Studim: Njerëzit që e kanë kaluar COVID-in, mund të përjetojnë “mjegull truri”
Tashmë është e njohur për të gjithë se COVID-19 ndikon në sistemin e frymëmarrjes, por jo shumë njerëz e dinë se ky virus mund të ndikojë edhe në funksionin njohës.
Sipas një studimi të fundit, thuhet se shumë njerëz që e kanë kaluar COVID-in, përjetojnë një fenomen që njihet si “mjegull truri”.
Ky fenomen përfshin problemet me kujtesën, përqëndrimin dhe kryrjen e detyrave të përditshme.
“Mjegulla e trurit” mund të jetë edhe simptomë e COVID-it të gjatë, ku njerëzit vuajnë simptoma të vazhdueshm, për muaj ose edhe vite pas ifektimit.
Studimi i fundit zbuloi se virusi COVID-19 ndikon negativisht në funksionin e kujtesës së punës, por vetëm tek personat e moshës mbi 25-vjeçare.
Tutje, rezultatet e këtij studimi thonë se funksioni i kujtesës mund të rikuperohet me kalimin e kohës pas një infeksioni COVID, por njerëzit me simptoma të vazhdueshme mund të vazhdojnë të kenë vështirësi me kujtesën e tyre të punës./Indianexpress/
Rriten rastet e intervenimeve kirurgjike në zemër, rreth 500...
Java e 21-të nis sot me dy ndeshje në Superligë, vëmendja në...
Zelensky kërkon që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në ...
Moti sot në Maqedoni të Veriut
Katër persona kanë ikur nga Enti Special i Shtimes
Rrahje mes të burgosurve në Dubravë, pesë persona sulmojnë n...