Asnjëherë nuk është vonë që të filloni të bëni zgjedhje që janë të mira për shëndetin tuaj. Konsumimi i më shumë frutave dhe perimeve së bashku edhe me ushtrimet konsiderohen si mënyra më e mirë për një shëndet të mirë të përgjithshëm.
Të jetosh një stil jetese të shëndetshëm zvogëlon rrezikun e sëmundjeve, të jep më shumë energji, të ndihmon të mbash një peshë të shëndetshme, të bësh një gjumë të mirë gjatë natës, së bashku edhe me sërë përfitimesh të tjera.
Hulumtimi i ri ka zbuluar se ndjekja e këtyre rregullave të shëndetshme dhe humbja e peshës në një moshë të caktuar mund të kontribuojë për një të jetojë më të gjatë.
Rezultatet e studimit treguan se humbja e peshës nga mosha e mesme shoqërohet me një ulje të rrezikut të vdekshmërisë, në krahasim me mbipeshën e vazhdueshme.
Studiuesit konsiderojnë si të mesme, moshën 44 vjet ose një interval midis 37 dhe 55 vjeç.
Ekspertët që drejtuan studimin theksojnë se është shumë e rëndësishme të zvogëlohet obeziteti në këtë moshë. Ata shprehen se humbja e peshës bën të mundur parandalimin e më shumë se 3% të vdekjeve të parakohshme.
Ushqimi i shëndetshëm, stërvitja, qëndrimi i hidratuar dhe gjumi janë disa nga faktorët që mund t’iu ndihmojnë të humbni peshë dhe të qëndroni të shëndetshëm në moshën e mesme. /tvklan.al/
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez