‘Dita e hiles’ ka vlerësime të ndryshme.
Disa thonë që kur e etiketoni hamburgerin, një pjatë me pasta apo akulloren si ‘hile’ ju jeni duke e vendosur atë lloj ushqimi ne piedestalin më të lartë dhe java do të ju shkojnë duke ëndërruar për atë lloj ushqimi.
Në anën tjetër, 39% e femrave në moshë prej 18 deri 34 thonë se kur e rezervojnë një ushqim që ta hanë jashtë limitit të kalorive ditore ju ndihmon që t’i qëndrojnë besnike dietës së tyre. Krejt ky hulumtim i marketit është bërë nga firma Mintel, transmeton Gazeta Shneta.
Pa marrë parasysh se a jeni fans apo jo, duhet ta keni parasysh se strategjitë për ‘hile’ punojnë ndryshe në njerëz të ndryshëm.
Hilja e vogël
Më së miri nëse ju jeni gjatë gjithë kohës duke i luftuar dëshirat, thotë Ph.D Krista Varady, asistente profesoreshë e asiocuar për nutricion në Universitetin e Illinois në Cikago.
Pse kjo është e nevojshme: Nëse dieta juaj ju lë gjatë gjithë kohës duhet fantazuar për ushqim të njelmëta dhe të ëmbla, një sasi prej 200-300 kalori mund të ju ndihmojë t’i përmbaheni dietës gjatë gjithës javës dhe të mo lëshoheni kur vie dita e hiles.
Ushqimi i ditës së hiles
Më së miri nëse ju ndiheni të mërzitur në ngjarje shoqërore.
Pse kjo është e nevojshme: Keni ditëlindjen e shokut që po afrohet? Duke pasur një ditë të hilës ju do të kënaqeni me hamburger dhe pomfrit. “Një ushqim i mirë për ditën e hilës e bën personin që të lidhet me njerëz të tjerë dukë ngrënë ushqime të ndryshme gjatë festave,” tha Varady.
Dita e tërë e pushimit me hile
Më së miri nëse jeni lodhur duke i numëruar kaloritë.
Pse kjo është e nevojshme: Nëse ju jeni duke i ndjekur faktet për ushqim 24/7, ju dikur lodheni. Duke e pasur një ditë pushim në javë, ju mund të motivoheni dhe të vazhdoni të mbani planin e dietës dhe mos ta prishni atë ngase jeni të frustruar. Por nëse ditët e hiles kthehen në javë të hiles, atëherë strategjitë e cekura më lart do të ju kryejnë punë më mirë.
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu