Shkencëtarët testojnë vaksinën kundër kancerit kolorektal

21:41 | 1 Prill 2019

Një vaksinë eksperimentale mund të parandalojë kancerin kolorektal tek njerëzit me një gjendje gjenetike që i vë ata në një rrezik të lartë, sugjeron një hulumtim i ri.

Sindromi Lynch është një gjendje gjenetike që prek rreth 1.17 milionë amerikanë që kanë 70 deri në 80 përqind më shumë në rrezik për t’u prekur nga kanceri kolorektal, krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë.

Ata janë gjithashtu të predispozuar për të zhvilluar kancere të tjera gastrointestinale, ndërs gratë me Sindromën Lynch janë në rrezik më të madh të kancerit të mitrës dhe atë ovarian.

Shkencëtarët në Weill Cornell kanë zhvilluar një vaksinë që shkatërron qelizat e deformuara nga Lynch në minj.

Minjtë që studiuesit i vaksinuan dhe iu dhanë një ilaç antiinflamator të zakonshëm, kishin gjasa për të jetuar deri në 60 për qind më shumë se kafshët e pavaksinuara, duke sugjeruar se nëse vaksina zhvillohet për njerëzit, mund t’i mbrojë ata nga kanceri vdekjeprurës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara