Sasia e rekomanduar e gjumit për të rriturit është gjashtë deri në tetë orë në natë.
Duke fjetur më shumë se kaq, rritet edhe rreziku i vdekjes dhe sëmundjeve kardiovaskulare, thotë një studim global botuar të mërkurën në Gazetën Evropiane të Zemrës.
Duke parë të dhënat nga 21 vende, në shtatë rajone, ekipi hulumtues zbuloi se njerëzit që flinin më shumë se kufiri i vendosur prej tetë orësh rrisnin rrezikun e problemeve madhore kardiovaskulare, siç janë goditja e zemrës ose dështimi i zemrës, si dhe vdekja deri në 41.
Por një arsye e mundshme për këtë mund të jetë se “gjumashët” paraprakisht mund të kenë probleme të caktuara shëndetësore, që i bëjnë ata të flenë më gjatë, shpjegojnë autorët e studimit.
Ekipi, i udhëhequr nga Chuangshi Wang, Ph.D. student në McMaster, gjithashtu identifikuan një rrezik në rritje nga personat që flinin ditën.
Studimet e mëparshme në lidhje me këtë temë u zhvilluan kryesisht në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Japoni. Studimi i ri sjell një pamje globale.
Por gjetjet janë ende në vëzhgim, që do të thotë se shkaku i problemeve të zemrës dhe rreziqeve nga vdekje mbetet i panjohur.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...