Rreziku që vjen nga vaji i palmës

01:58 | 21 Janar 2018

Bashkimi Europian ridimensionon rrezikshmërinë e vajit të palmës.

Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) ka vendosur të rrisë sasinë e lejuar për konsum ditor, nga 0.8 në 2 mikrogramë për kg të peshës trupore.

Sipas ekspertëve, kjo sasi e konsumit nuk përbën rrezik për pjesën më të madhe të konsumatorëve, nëse merret nëpërmjet ushqimeve.

Por ekziston një rrezik potencial për shfaqjen e problemeve shëndetësore për konsumatorët e vegjël. Në fakt të porsalindurit, që ushqehen me qumësht artificial, mund të kalojnë pak kufirin e sigurisë së konsumit.

Ndërkohë që sipas vlerësimit të fundit të EFSA, i kryer në vitin 2016, përsa i përket një grup acidesh në përbërje të vajrave që përdoren gjatë përpunimit të ushqimeve, rezulton i dëmshëm. Grupi i substancave GE etiketohej si i rrezikshëm për shëndetin publik, pasi janë toksike ndaj geneve, pra dëmtojnë ADN-në dhe janë kancerogjene.

Aktualisht për këtë grup substancash nuk është konkluduar ende rezultati i fundit e për rrjedhojë as legjislacioni i ri, që duket se do të ketë në vëmendje reduktimin e nivelit të substancave GE në vajrat vegjetale, që përdoren në përpunimin e ushqimeve. /Klan Plus/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara