Rreth 400 persona me kancer kanë qenë të infektuar me Covid-19 në Klinikën e Onkologjisë, këtë e konfirmoi, drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi.
“Atëherë në bazë të disa të dhënave që ne i kemi këtu në klinikë, numri i pacientëve me kancer të cilët kanë qenë edhe të prekur me Covid-19 shkon diku rreth 300-400 persona të infektuar, mund të jetë numri edhe më i lartë por ne jemi duke i grumbulluar të dhënat që një kohë dhe këta që kanë qenë në trajtim onkologjik, me trajtim në klinikën tonë, kanë tejkaluar sëmundjen si një gjendje gripoze dhe ndonjëri nga ta ka pasur nevojë edhe për hospitalizim qoftë në Klinikën Infektive ose Pulmologjisë. Marrë parasysh rrezikshmërinë dhe seriozitetin e infeksionit me Covid-19 këta pacientë në përgjithësi kanë kaluar mirë”, tha ai.
Tutje, Kurtishi tha se nuk kanë të dhëna se në këtë klinikë ka vdekur ndonjë pacientë si pasojë e Covid-19.
“Të vdekur ata që kanë qenë në klinikë tek ne dhe në mjekimin onkologjik ne nuk kemi të dhëna që dikush ka vdekur, në përjashtim të ndonjë që ka qenë në mjekim dy-tri vite ose më gjatë dhe pastaj ndoshta ka pasur infektim me Covid dhe nga komplikimet e ndryshme mund të ketë ekzistuar”, theksoi ai./arbresh.info/
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...