MARRJA e disa ilaçeve bashkë me artikuj të caktuar mund të ketë efekt të kundërt.
Kjo posaçërisht ka të bëjë me kalciumin nga qumështi, i cili në organet e tretjes lehtë lidhet me ilaçe të caktuara, transmeton Telegrafi.
Kjo lidhje krijon bashkime, të cilat vështirë treten, për ç’shkak nuk mund të absorbohen në qarkullimin e gjakut, tërheqin vërejtjen mjekët e Shoqatës Kombëtare Gjermane.

Si shembull theksojnë pacientët të cilët marrin antibiotikë dhe preparate kundër osteoporozës.
Ata nuk do të duhej të konsumonin qumësht së paku dy orë pas marrjes së ilaçeve.
Interaksionet e këqija ekzistojnë edhe midis antihipertensivëve dhe jamballit.
Kjo bimë përmban substanca të cilat ngrenë shtypjen e gjakut dhe barnat nuk mund të kenë ndikim. /Telegrafi/
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...