Nuk është vetëm ajo që ju hani që rrit rrezikun për sëmundje të zemrës – studiuesit tani thonë se edhe koha kur ju ushqeheni gjithashtu mund të luajë një rol.
Gratë që kanë konsumuar darkën pas orës 6 pasdite mund të përballen me një rrezik më të madh të vrasësit kryesor në botë, sugjeroi një studim një vjeçar.
Ato që hëngrën më vonë kishin më shumë faktorë rreziku, siç janë tensioni i lartë, indeksi i lartë i masës trupore (BMI) dhe kontrolli i dobët i sheqerit në gjak.
Ekspertët e Universitetit Columbia, të cilët studiuan 112 gra, thonë se zgjedhja për të ngrënë më herët në mbrëmje mund të jetë një mënyrë ‘e thjeshtë’ për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Shëndeti kardiovaskular u vlerësua duke përdorur masat Simple 7 të Shoqatës së Zemrës Amerikane. Ato përfshijnë mos pirjen e duhanit, të qenit aktiv, të ushqyerit e shëndetshëm, pesha e shëndetshme si dhe kolesteroli i ulët, presionin e gjakut dhe niveli i sheqerit në gjak.
Studimet kanë treguar vazhdimisht se njerëzit që i përmbahen më shumë masave kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.
Banorët e Hajvalisë prej ditësh me ndërprerje të rrymës, ank...
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...