Pse meshkujt duhet të konsumojnë më shumë arra, lajthi e bajame

09:59 | 6 Korrik 2018

Konsumimi i arrave mund të përmirësojë shëndetin e spermës, ka treguar një studim i ri.

Meshkujt të cilët konsumuan sasi të moderuar bajamesh, lajthish dhe arrash rregullisht për 14 javë, kishin përmirësuar sasinë e spermës dhe kanë më shumë “notarë të suksesshëm”, kanë zbuluar shkencëtarët.

Ky studim është zhvilluar pas problemeve me shëndetin e spermës në botën perëndimore, si pasojë e dietës jo të shëndetshme, ndotjes dhe duhanpirjes.

Studiuesit kanë deklaruar se ka fakte të mjaftueshme që tregojnë se dieta e shëndetshme rrit gjasat për shtatzëni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara