Pozicioni i duhur për gjumin e foshnjës

15:22 | 29 Tetor 2018

Gjithmonë duhet ta vendosni fëmijën të flejë në shpinë dhe jo në anën e përparme ose anësore. Fjetja e foshnjës me shpinë çdo natë është një nga veprimet më mbrojtëse që mund të ndërmerrni për të siguruar që fëmija juaj të flejë sa më mirë që të jetë e mundur. Ekzistojnë prova thelbësore nga e gjithë bota se ky pozicion fjetjeje redukton ndjeshëm rrezikun e sindromës së papritur të vdekjes së foshnjave (SIDS).

Nëse fëmija rrotullohet me bark, duhet ta ktheni përsëri në pozicionin fillestar.

Rëndësia e rutinës në reduktimin e rrezikut të SIDS

Mënyra më e mirë për të siguruar që fëmija juaj të flejë në shpinë është ta bëjë këtë që nga dita e parë dhe ta praktikoni çdo ditë e çdo natë. Është e rëndësishme të ndiqni këtë rutinë, sepse foshnjat që kanë fjetur gjithmonë në shpinë dhe papritur i ktheni në pozicion tjetër janë shumë më të rrezikuar nga sindromi i vdekjes së papritur.

Për disa foshnje, të cilët janë të parakohshëm, fjetja me bark është e këshillueshme për arsye mjekësore. Por mos harroni se në fazën që janë në spital, këta foshnje janë nën mbi kqyrje të vazhdueshme. Në momentin që vijnë në shtëpi ata janë gati të flenë në shpinë.

Por a rrezikon mbytjen nga të vjellat pozicioni në shpinë?

Ky është shqetësim i shumë prindërve, por nuk është vërtetuar nga asnjë studim. Madje deri tani rezulton se ky është pozicioni më i sigurt i fjetjes së foshnjave.

Edhe nëse prindërit tuaj ju këshillojnë t’i vini fëmijët në gjumë me bark, kjo këshillë i përket kohëve të vjetra. Në vitet 90 mijëra foshnje në mbarë botën kanë vdekur krejt papritur dhe arsyeja ka qenë sindroma SIDS. Prandaj, për ta shmangur, këshillohet fjetja në shpinë.

 

Po kur fëmija ka refluks?

Në këtë rast nuk ka këshilla të përgjithshme. Nëse fëmija ka refluks, flisni me mjekun për kujdesin më të mirë e më specifik për të.

Shpërndaje në rrjete sociale