Numri i të prekurve me grip në vitin 2017 dhe në fillimin e 2018-ës ka qenë jashtëzakonisht i madh.
Që nga tetori i vitit të kaluar e deri më tani, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar rreth 60 mijë raste të të prekurve me grip.
Kështu ka thënë për Indeksonline, Era Pireva nga ky Institut.
“Nga fillimi i sezonës 1 tetor 2017, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 59.159 raste të dyshimta në grip (ILI)”, kanë thënë Pireva.
Por, ky numër i lartë, ditëve të fundit është ulur dukshëm.
Në javën e fundit janë raportuar vetëm 953 raste të gripit, duke shënuar rënie për rreth 34 përqind krahasuar me rastet e mëparshme.
“Në javën e 13-të, 2018 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar 953 raste ILI. Numri i rasteve të raportuara me ILI gjatë javës së 13-të, shënon rënie prej 34 % krahasuar me javën paraprake”, thuhet tutje në përgjigjen e IKShP-së.
Po ashtu, numri i rasteve të prekura me grip është më i ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...