Pastrimi i zorrëve dhe yndyrave nga gjaku me këto dy ushqime

20:19 | 20 Qershor 2017

Yndyrat e grumbulluara në gjak nuk janë problem për t’u lënë anash, sepse me kalimin kohës mund të sjellin bllokimin e arterieve të gjakut, që për pasojë mund të ketë arterosklerozë, krijim të trombociteve, sëmundje të zemrës dhe shumë të tjera.

Mënyra më efikase dhe më e shëndetshme për të rregulluar sasinë e lartë të yndyrave në gjak është përmes ushqimit, e ekzistojnë dy ushqime që japin rezultate të shpejta. Në pyetje janë farat çia dhe flluskat e tërshërës.

Këto dy ushqime nuk kanë as shije as aromë, e mund të shtohen në secilën gjellë. Nëse e bëni rregullisht, shumë shpejt do ta përmirësoni problemin me kolesterol. Mjafton që për çdo ditë të hani 2 luga fara çia, sepse kjo sasi përmban tri herë më shumë hekur se spinaqi.

Nga ana tjetër, flluskat e tërshërës ju ndihmojnë që nga gjaku të hidhni sheqerin dhe aditivët tjerë nga ushqimet e përpunuara. Me konsumimin e rregullt të këtyre dy ushqimeve do të pastroni zorrët, rregulloni nivelin e kolesterolit të mirë dhe atij të keq dhe përmirësoni punën e zemrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara