Delegacioni i Ministrisë së Shëndetësisë i udhëhequr nga Sekretari i përgjithshëm Dr. Naim Bardiqi është duke qëndruar në vizitë në Republikën e Turqisë.
Gjatë kësaj kohe delegacioni ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me autoritet më të larta shtetërore të shëndetësisë në Republikën e Turqisë.
Sekretari i përgjithshëm Dr. Naim Bardiqi është takuar me zëvendësministren e shëndetësisë Prof. Dr. Emine Alp Mese dhe Drejtorin e përgjithshëm për BE dhe marrëdhënie ndërkombëtare Dr.Selami Kiliç.

Në këtë takim është diskutuar për mbështetjen e deritanishme të Turqisë në shëndetësi si dhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen që do të ofrohet në të ardhmen nga Republika e Turqisë në mbështetje të reformës në shëndetësi.
Delegacioni ka zhvilluar takim me Presidentin e institucionit për barna dhe pajisje farmaceutike Dr. Makki Gursoz ku është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e inspektimit farmaceutik.
Sekretari i Përgjithshëm ka zhvilluar edhe një takim me Prof Dr. Recep Akdag ish zëvendës kryeministër dhe Ministër i Shëndetësisë, tani deputet në Parlamentin e Turqisë që ka qenë ideator dhe zbatues i reformës më të madhe të shëndetësisë në Republikën e Turqisë. Në këtë takim është diskutuar për reformat që po zhvillohen në
sektorin e shëndetësisë si dhe përvojat e Turqisë gjatë këtij procesi.
Delegacioni ka zhvilluar edhe një takim në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Turqi me z. Avni Spahiu ku është njoftuar për zhvillimet në shëndetësi si dhe për mundësitë e ngritjes së bashkëpunimit me Republikën e Turqisë.
Ambasadori ka shoqëruar delegacionin në takimet e nivelit të lartë që janë zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...