Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka kaluar Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale.
Në orën 11:00 ishte paraparë që të niste mbledhja e cila dështoi për shkak të mungesës së partisë në pushtet, shkruan Arbresh.info.
Të njëjtit u mblodhën rreth gjysmë ore më vonë për ta kaluar këtë projektligj.
Deputeti i Paryisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu për RTK-në tha se kërkesat e opozitës nuk u morën parasysh.
Sipas tij, me këtë projektligj do të dëmtohen prodhuesit vendor.
Ndërkaq, anëtarët e Komisionit nga mazhoranca, thanë se me kalimin e projektligjit do t’i jepet fund abuzimit me çmimet për barna./Arbresh.info
Plagoset me armë zjarri një person në Pejë
Lumi Vjosa del sërish nga shtrati, rrezik rritjeje të niveli...
Shfuqizimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, sipas njohës...
Kontratë rekorde, Saka do të bëhet më i paguari në historinë...
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj t...
27 vite nga vrasja e Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën d...