Sipas një studimi të fundit në një kolegj në Londër, thuhet se të paktën tre filxhanë kafe në ditë të konsumuara, mban mjekët larg jush.
Ky studim u arrit në bazë të një hulumtimi ku janë shqyrtuar më shumë se gjysmë milioni njerëz në 10 vende të Europës, transmeton Klan Kosova.
Ata që pinin rreth tri filxhanë në ditë kafe, prireshin të jetonin më gjatë sesa ata që nuk pinin, thanë rezultatet e studimit, të cilin studiuesit e përshkruan si analiza më e madhe e efekteve të pirjes së kafesë në një popullsi evropiane.
“Kemi gjetur se konsumimi më i lartë i kafesë ishte shoqëruar me një rrezik më të ulët të vdekjes nga çdo shkak, dhe veçanërisht për sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sëmundjet e tretjes”, tha autori kryesor Marc Gunter i IARC, nga Shkolla e Shëndetit Publik të Imperial.
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”
Kapet në Mal të Zi, 31-vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqip...
ShBA pezullon lotarinë amerikane
BE shtyn marrëveshjen tregtare me Mercosur mes protestave të...