Për një lëkurë të pastër dhe të shndërritshme, mund të përdorni disa maska me bazë qumështi, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme.
Janë shumë pak përbërës dhe të lehta për t’u pergstitur, por ju bëjnë të ndiheni shumë mirë me veten.
Qumësht me kamomil
Një grusht lulesh kamomili përziejini me 100 ml qumësht dhe vlojini bashkë për 20 minuta. Pasi t’i keni kulluar, shtoni edhe gjysmë luge mjaltë. Masën përhapeni me kujdes në fytyrë dhe mbajeni rreth 15 minuta. Më pas, shpërlajeni me ujë të ftohtë.
Qumësht dhe mjaltë
Janë dy përbërës që veprojnë me forca të përbashkëta kundër rrudhave, meqë rrisin elasticitetin dhe lagështinë e lëkurës. Hidhni pak mjaltë në një copë pambuku dhe fërkojeni lehtë fytyrën. Është një substancë që thithet shpejt dhe freskon lëkurën.
Qumësht me vezë
Në një tas hidhni një gotë qumësht, pastaj vezën dhe përziejini mirë me një mikser, derisa të jetë përftuar një masë homogjene. Lyeni fytyrën dhe mbajeni për 15-20 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të vakët. Në fund, lyeni fytyrën me një krem hidratues me përbërës bazë qumështin.
“Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekto...
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”