Loja më e pëlqyer e fëmijëve, burim i madh bakteriesh

00:28 | 29 Mars 2018

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se loja më e dashur e fëmijëve, rosa e verdhë janë strehë e bakterieve.

Studiuesit zviceranë dhe amerikanë kanë numëruar mikrobet që notojnë brenda lodrave dhe kanë theksuar se roast e verdha përmbajnë “bakterie potencialisht patogjene”, transmeton portali arbresh.info

Bakteret e gjetura përfshinin Legionella dhe Pseudomonas aeruginosa, bakterie që shpesh përfshihet në infeksione të fituara nga spitali.

Studimi i Institutit Federal Zviceran të Shkencave dhe Teknologjisë ujore, ETH Zurich dhe Universitetit të Ilinoisit u botua të martën në revistën Biofilms dhe Microbiomes dhe është studimi i parë i këtij lloji.

Ujë i kripur zakonisht nuk nxit rritjen e baktereve, thanë shkencëtarët, por polimeret me cilësi të ulët në materialet plastike u japin atyre lëndët ushqyese që u nevojiten.

Lisa Neu, autore e studimit ka theksuar se ata kanë gjetur sasi të madhe të bakterieve edhe në vendet tjera që qëndrojnë në banjë, duke aluduar te krokodilat e gomës.

Përderisa një sasi e caktuar e bakterieve mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar të fëmijëve, ato gjithashtu mund të dërgojnë në infeksione të syrit, veshëve dhe zorrëve,  kanë theksuar shkencëtarët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara