Këto janë ushqimet e ndaluara gjatë vitit të parë të fëmijës

22:12 | 24 Prill 2017

Nëse tashmë jeni duke filluar ushqyerjen e fëmijës me ushqime të ngurta duhet të dini se ka disa rregulla që duhet të ndiqni, të cilat i kanë caktuar eskpertët e fushës në mënyrë që të mos dëmtohet fëmija i vogël.

Një prej këtyre rregullave ka lidhje me disa ushqime të ndaluara rreptësisht për fëmijët nën moshën 12 muajshe.

Nëse dikush ju rekomandon t’i përdorni pasi tek fëmija i saj nuk ka shaktuar asnjë problem, nuk duhet ta bëni! Tek fëmija juaj edhe mund të shkaktojë probleme të mëdha.

Nëse keni paqartësi duhet gjithmonë të pyesni mjekun e fëmijës!

Fëmija juaj nuk duhet të konsumojë në asnjë mënyrë:

– Kripën: Veshkat e fëmijës nuk janë mjaftueshëm të zhvilluara për të “përballuar” kripën.

– Sheqerin:  Kjo mund të shkaktojë dëmtime serioze të dhëmbëve të fëmijës. Nëse doni të ëmbëlsoni ushqimin e fëmijës mjaftohuni me frutat.

-Mjalti: Ai përmban një lloj bakteri që mund të prodhojë toksina në zorrët e fëmijës dhe mund të shkaktojë sëmundjen e Botulizmit, e cila është një sëmundje shumë serioze. Kujdes! Nuk bëhet fjalë për sasi të vogël apo të madhe, bëhet fjalë për një evitim total nga dieta e fëmijës!

– Arrat :Fëmija mund të mbytet prej tyre, ndërsa përsa i përket kikirikëve rreziku i alergjisë dhe shfaqjes së ekzemave është shumë i lartë.
Peshk me përmasa të mëdha: Janë shumë të rrezikshme pasi përmbajnë sasi të mëdha mërkuri dhe mund të helmojnë fëmijën.

–  Qumështi i lopës:  Ai nuk plotëson asnjë nga nevojat e fëmijës për elementë të rëndësishëm, por edhe mund të shkaktojë alergji. Nga muaji i 6 mund të përdoret kosi nga qumështi i lopës.

–  Ushqimet me shumë fibra, pak yndyrna dhe pak kalori: Fëmija nuk ka nevojë për ushqime me shumë fibra pasi nuk e lejon organizmin të përthithë hekurin dhe kalciumin. pernenat.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara