Hulumtimet sugjerojnë se koha kur shijoni një espresso është e rëndësishme për shëndetin tuaj.
Përdorimi i kafes midis një deri në disa gota para mesditës është gjetur të ulë rrezikun për sëmundje të zemrës dhe sëmundje të qarkullimit të gjakut me 31% krahasuar me ata që e pinë gjatë gjithë ditës, transmeton klankosova.tv.
Pija e kafesë është lidhur me shëndetin më të mirë të zemrës dhe ul rrezikun e disa sëmundjeve kronike siç është diabeti i tipit 2.
Në studimin e parë që shqyrton kohën e konsumimit, studiuesit përdorën të dhëna nga më shumë se 40,000 të rritur amerikanë që morën pjesë në studime të shëndetit, ushqyerjes dhe stilit të jetesës gjatë një dekade.
Ata gjetën pattern të ndryshme të pirjes së kafes, me 36% të njerëzve që e pinë atë para mesditës, 16% që e konsumojnë gjatë gjithë ditës dhe gjysma që nuk pinë fare.
Sipas mail online krahasuar me ata që nuk konsumojnë kafe, konsumuesit e mëngjesit ishin 16% më pak të mundur të vdisnin nga çdo shkak dhe 31% më pak të mundur të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare.
Këto përfitime u panë te konsumuesit “mesatarë” që pinë dy deri tre gota dhe “të rëndë” që konsumojnë më shumë se tre kafe para mesditës.
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin