Gratë të cilat kanë ngjizur shtatzaninë e tyre në dimër do të jenë më të rrezikuara për t’u prekur nga diabeti gestacional (i shtatzanisë).
Këtë e pohon një studim i kryer nga “Universiteti i Adelaide” në Australi, pasi një grup ekspertësh ka analizuar mbi 60000 lindje nga viti 2007 deri në vitin 2011. Sipas këtij studimi australian, edhe periudha e ngjizjes mund të ndikojë në mundësinë e gruas për të zhvilluar diabet.
Në lidhje me këtë mendohet se ndikon jeta sedentare, pra me aktivitet fizik të kufizuar si edhe ushqyerja jo e mirë që karakterizon zakonisht jetën e dimrit. Në verë frutat dhe perimet do të konsumohen më shpesh dhe në sasi më të mëdha. Ndërsa në dimër mendohet se konsumohen më tepër ushqime me shumë kalori, si edhe lëvizet më pak. Për shkak të rritjes së rasteve të mbipeshës dhe obezitetit në shoqëri, është rritur edhe rreziku i shfaqjes së diabetit gestacional në të gjithë botën.
Kjo rrit edhe rrezikun për lindje të parakohshme dhe për pasojë ardhjen në jetë të një fëmije me peshë të vogël. Krahas kësaj edhe mundësia që gruaja të zhvillojë diabet tip 2 gjatë jetës është më i lartë. Prandaj është shumë e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme jo vetëm gjatë shtatzanisë por edhe para apo pas ngjizjes.
Kryeziu: 109 të ndaluar si të dyshuar për keqpërdorim të vot...
Kurti takohet me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Star...
Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillime...
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...