Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Glasgow në Skoci monitoruan 1500 pacientë që vuanin nga diabeti i tipit 2, të cilët merrnin mësime për mënyrën e jetesës nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, krahasuar me pacientët që nuk ishin pjesë e këtyre kurseve. Ata iu nënshtruan gjithashtu aktiviteteve të tjera fizike për të rënë në peshë.
Autorja kryesore e studimit, dr. Jennifer Logue, nga Universiteti Glasgow, tregon: “Ky është studimi i parë real në botë që tregon se programet e menaxhimit të mënyrës së jetesës dhe peshës mund të kenë një efekt afatgjatë të dobishëm”.
Një studim tjetër i publikuar muajin e kaluar zbuloi se një dietë 3-mujore e pasur me supëra dhe lëngje nuk ndihmon vetëm në mbajtjen nën kontroll të diabetit të tipit 2, por edhe në trajtimin e tij.
Ndërsa studimi i fundit, i publikuar tek revista “Diabeti, Obeziteti dhe Metabolizmi”, tregon se një dietë më e arritshme mund të kontrollojë të paktën diabetin, shpesh edhe më mirë se ilaçet.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës