Gonorreja është në rritje si pasojë e mos përdorimit të prezervativit gjatë seksit oral, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Kjo sëmundje seksuale – gonorreja – mund të shpërndahet nga fyti i një personi të infektuar pa e ditur ata se e kanë sëmundjen, pasi që në shumicën e rasteve kjo sëmundje nuk shfaq simptoma.
Por problemi më serioz qëndron te trajtimi i kësaj sëmundje, pasi që është vështirë të trajtohet sepse ka më pak enë të gjakut në fyt, dhe kësisoj është shumë më problematike që çfarëdo antidoti të arrin në sistemin e qarkullimit të gjakut.
Nëse nuk trajtohet, gonorreja mund të shpie në shumë probleme mjekësore të cilat ndikojnë direkt te gratë, duke përfshirë pezmatimin e pelvikut, shtatzëni ektopike, rritje të rrezikut për HIV, etj. /Telegrafi/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Parashikimi i motit për sot
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës