Bimët të cilat janë me ngjyrë vjollcë janë ato bimë të cilat kanë përmbajtje antocianinë, e cila njihet si një substancë e cila mbron zemrën.
Kjo është një substancë e cila gjendet në bimë me ngjyrë vjollcë, të kaltër dhe të kuqe. Ndërsa mund ta vëreni tek dredhëzat, boronicat, manaferrat dhe tek bimët e perimet tjera. Kurse një studim i cili ka zgjatur rreth 18 vjet, e ku morën pjesë 93.000 femra, nga mosha 25 deri në moshën 43 vjeçare, e ku ekspertët më pastaj kanë vëzhguar përdorimin e tyre tek ta, dhe vetitë shëruese. Rezultatet tregonin se rrezik të vogël nga sulmi në zemër kishin ato femra që kishin konsumuar tri porcione të pemëve apo perimeve me ngjyrë në javë. Ekspertët kanë theksuar se antocianina posedon efekt kundër inflamacioneve dhe pakëson kolesterolin e dëmshëm. E pos boronicave e dredhëzave, këtë antioksidues e përmbajnë edhe kumbullat e vishnjat.
Trump përpiqet të mbrojë pasuritë e paluajtshme në gjyqin ci...
Nagavci: Millosheva e Obiliqit shumë shpejt me çerdhe të re
Bonucci ‘macja e zezë’ e Union Berlinit, vetëm humbje që kur...
Bellingham lartëson Vinicius Juniorin
Gjenden mbetje mortore në Bishtazhin të Gjakovës, dyshohet t...
Lirimi i Radoiçiqit nga paraburgimi, Kamberi: Ndikimi i poli...