Kureshtja rreth seksit është hap natyral për të mësuar më shumë për trupin tonë. Edukimi seksual i ndihmon fëmijët ta kuptojnë trupin dhe u ndihmon të ndihen më pozitiv për trupat e tyre.
Fëmijët janë të interesuar në shtatzëninë dhe në bebe, e jo në ‘procesin e seksit’, transmeton Telegrafi.
Diskutimi i seksit gjithashtu është pjesë e një komunikimi të hapur me fëmijën tuaj. Komunikimi i hershëm, i sinqertë dhe i hapur mes prindërve dhe fëmijëve është shumë i rëndësishëm, e veçanërisht kur fëmija bëhet adoleshent.
Nëse komunikimi i hapur është normal, fëmijët janë më të prirë të flasin me prindërit për të gjitha problemet tjera që i kanë gjatë adoleshencës, siç është depresioni, dashuriçkat, abuzimin me droga dhe alkool, e gjithashtu edhe për çështjet seksuale.
Strategjia më e mirë është ta filloni bisedën për seksin herët dhe ta vazhdoni me rritjen e fëmijës. Kjo u mundëson prindërve ta shmangin një bisedë të ‘madhe’ dhe aspak komforte kur fëmija e arrin moshën e adoleshencës [atëherë kur fëmija veçse është i (keq)informuar për seksin nga miqtë].
Këto biseda janë më të lehtat për t’i filluar kur e shihni një grua shtatzënë apo një bebe.
Kur prindërit flasin me prindërit rreth seksit, ata sigurohen se fëmijët i marrin informacionet e sakta. Prindërit, siç thonë ekspertët, duhet të jenë burimi kryesor i informacioneve të fëmijëve për seks.
Informacionet e sakta rreth seksit i mbrojnë fëmijët nga rreziqet e ndryshme kur të rriten.
Ekspozimi i fëmijëve në informacione seksuale fillon shumë më herët se ç’mund ta imagjinojnë fëmijët.
Mos bisedimi me fëmijët për seksin do të thotë se prindërit kanë më pak kontroll mbi atë se çfarë dhe si mësojnë për seksin.
Gjithashtu, prindërit nuk duhet të varen në sistemin arsimor për të mësuar edukimin seksual. Varësisht se ku jetoni, lënda e edukimit seksual shpeshherë din të shmanget.
Por nëse fëmija juaj ka mësuar për seksin në shkollë, atëherë pyetni se çfarë kanë mësuar dhe shihni a i ka kuptuar gjërat siç janë në të vërtetë. /Telegrafi/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...