Hulumtimet tregojnë se personat e lumtur sëmuren më rrallë, janë më të prirë t’i arrijnë qëllimet e tyre dhe bëjnë më shumë para sesa tjerët.
Në fakt, personat e lumtur jetojnë deri në gati tetë vjet më shumë sesa ata të cilët nuk janë edhe aq të lumtur me jetën e tyre, transmeton Telegrafi.
Ndonëse e dimë se lumturia ka ndikime pozitive në shëndetin tonë mendor, lumturia ka shumë përfitime pozitive edhe në pjesët tjera tona të trupit.
Lumturia ndikon në lëkurën tuaj
Dëshironi t’ju tregoni tjerëve sa të lumtur jeni? S’keni nevojë, lëkura juaj e tregon atë!
Dermatologët tregojnë se kur jeni të lumtur dhe të relaksuar, edhe lëkura është njësoj, ka qarkullim optimal të gjakut dhe nuk djersitet kur stresoheni apo shqetësoheni.
Ndër tjerash, te personat e lumtur plagët shërohen më shpejt.
Truri
Lumturia dhe disponimi i mirë i zvogëlon nivelet e hormonit të stresit – kortizolit – dhe njëkohësisht e rritë prodhimin e endorfineve dhe serotoninës, të cilat ndihen si hormoni i lumturisë.
Këto hormone të lumturisë e bëjnë trurin të funksionojë në kapacitetin e vet më të mirë.
Rrudhat
Kush e ka menduar se lumturia i mban rrudhat larg? Lumturia, sipas ekspertëve, ndikon që ta mbani pamjen rinore për më gjatë.
Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...