Nëse jeni fans i dietave agjëruese, duhet ta lexoni këtë. Të rrish çdo ditë për orë të tëra pa konsumuar asgjë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, paralajmërojnë ekspertët.
Dietat si ajo 5:2, ku pesë ditë hahet normalisht dhe 2 ditë kufizohen në mënyrë ekstreme kaloritë, kanë fituar shumë popullaritet vitet e fundit me pretendimin se ndihmojnë në rënien në peshë.
Por, të dhëna të reja nga Shoqata Evropiane e Endokrinologjisë sugjerojnë se mund të dëmtojë pankreasin dhe çrregullojë nivelet e insulinës në trup, hormoni përgjegjës për rregullimin e sheqerit në gjak. Ekspertët nga Universiteti Sao Paulo në Brazil kanë hulumtuar mbi efektet e agjërimit çdo ditë tek minjtë për një periudhë 3-mujore.
“Ky është studimi i parë që tregon se, pavarësisht rënies në peshë, dietat e përhershme agjëruese mund të dëmtojnë pankreasin dhe ndikojnë në funksionimin e insulinës edhe tek njerëzit e shëndetshëm, duke çuar kështu në zhvillimin e diabetit dhe gjendjeve të tjera shëndetësore të rrezikshme për jetën”, citohet nga “New York Post“ autorja kryesore e studimit, Ana Bonassa.
Çka përfiton Kosova pas heqjes së masave
Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, raportohet...
Forca Tokësore me komandë të re, Vengu: Përgjegjësia për mbr...
Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës tek Hashim Thaçi në ...
OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rr...
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...