Coronavirusi që tanimë ka marrë jetën e më shumë se 2 mijë njerëzve në mbarë botën, shpërtheu në Kinë dhe së fundmi është kthyer në lajm kryesor në shumë vende europiane.
Megjithatë, ky virus nuk është duke shkaktuar problem vetëm në shëndetin e njerëzve, por edhe në ekonominë botërore, transmeton portal arbresh.info
Virusi ka shkaktuar humbje edhe në kompaninë e birrës “Corona”, e cila ka humbur rreth 4.3 miliardë dollar nag shitja në Kinë.
Lexo edhe: Kina “lëshon në aksion” robotët, për të luftuar coronavirusin
Kompania ka theksuar se gjatë këtij viti, në Kinë është shënuar një rënie e madhe e blerjes së birrës “Corona”, sidomos gjatë vitit të ri kinez, ku edhe viteve tjera janë bërë shitjet më të mëdha.
Coronavirusi është duke u shpërndarë në masë të madhe në vendet europiane, pasi fillimisht shpërtheu në Itali.
Deri me tani, rreth 400 persona janë të prekur nga virusi në Itali./arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...