Të gjithë e kemi mbajtur të paktën një sekret në jetën tonë. Disa nga ato sekrete mund të mbesin vetëm në trurin tonë për disa vite, disa për disa orë, e madje disa edhe tërë jetën.
Por, pas së gjithash, mbajtja e sekreteve është e vështirë për t’u mbajtur pavarësisht sa shumë përpiqeni, transmeton Telegrafi.

Në fakt, hulumtimet e fundit tregojnë se mbajtja e sekreteve nuk është gjë e mirë për shëndetin mendor.
Studimi, i publikuar në “PsycNET”, ka zbuluar se mbajtja e një sekreti mund ta rritë shqetësimin dhe stresin tek individët, e kjo normalisht ka ndikim në mendjen e tyre.
Shkencëtarët sugjerojnë se shëndeti i dobët mendor mund të ketë të bëjë më pak me rëndësinë e sekreteve, dhe më shumë me presionin për ta mbajtur sekretin në kokë dhe për t’u kujdesur të mos ia tregoni askujt.
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private