Duhanpirësit kanë më shumë gjasa të sëmuren më rëndë me COVID-19 krahasuar me jo- duhanpirësit. Kjo ka ndikuar që miliona duhanpirës të zotohen për të lënë duhanin sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Çdo vit me 31 Maj Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët global organizojnë Ditën Botërore pa Duhanit. Qëllimi shënimit të kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell konsumimi i duhanit.
Sipas tyre, kjo ka ndikuar që miliona duhanpirës të zotohen për të lënë duhanin.
Globalisht, afërsisht 39% e burrave dhe 9% e grave janë duhanpirës. Normat më të larta të duhanpirjes gjenden aktualisht në Evropë, në nivelin prej 26%, ndërkohë që parashikimet tregojnë një rënie prej vetëm 2% deri në vitin 2025 nëse qeveritë nuk ndërmarrin veprime urgjente. Duke siguruar që e gjithë shoqëria, veçanërisht personat më të cenueshëm, kanë qasje në shërbimet për lënie të duhanit, rriten shanset e suksesit dhe sigurohet përparimi drejt një të ardhmeje pa duhan.
“Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme, është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë. Çdo vit në botë vdesin rreth 8 milionë njerëz, si pasojë e tymosjes së duhanit, numër ky që bazuar në trendin aktual, pritet të dyfishohet gjatë 20 vjetëve të ardhshme.Çdo 6.5 sekonda në botë vdes një njeri nga dëmet që sjell tymosja e duhanit. Duhanpirësit janë dyfish më të rrezikuar nga goditja në tru dhe katërfish nga sëmundjet e zemrës se sa jo- duhanpirësit”, shkruan IKSHP.
Duhanpirësit kanë deri në 22 herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer të mushkërive sesa jo-duhanpirësit. Rreth 25% të të gjitha vdekjeve nga kanceri globalisht shkaktohen nga përdorimi i duhanit.
Duhani rrezikon shëndetin e fëmijëve, familjes dhe shoqërisë. Përdorimi i duhanit ndikon në ndotjen e ambientit dhe ka pasoja negative në shoqëri. Përdorimi i duhanit rrit shpenzimet familjare dhe ndikon në varfëri./arbresh.info/
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...