Ksitol dhe sorbitol në gomat përtypëse pa sheqer zvogëlojnë sasinë e baktereve në gojë dhe zvogëlojnë rrezikun nga kariesi, por njëkohësisht rrisin acidet dhe gërryejnë smaltin.
Gomat përtypëse apo çamçakëzët pa sheqer shkaktojnë erozion të shtresës së sipërme të dhëmbëve, zbulon studimi i Universiteteve Boston, Helsinki dhe Nevada.
Përbërja e shpeshtë e çamçakëzëve përtypëse janë ksitoli dhe sorbitoli që shërbejnë për zvogëlimin e numrit të baktereve në gojë por ato rrisin edhe aciditetin që gërryen smaltin e dhëmbëve, theksojnë shkencëtarët.
Për këtë arsye nuk i rekomandojnë si alternativë të sigurt për ata me sheqer të cilët mund të shkaktojnë diabet dhe probleme me tretje, shpjegojnë shkencëtarët.
Përveç kësaj, gomat përtypëse pa sheqer nuk janë pa kalori.
Shpesh theksohen dobitë e produkteve të cilat nuk përmbajnë sheqer, por ato kanë edhe rrezikun e fshehur.
Nuk duhet të merrni më shumë se një gomë përtypëse në ditë, bën të ditur revista britanike “British Dental Journal”.
Cili është dallimi në kalori ndërmjet çamçakëzit me sheqer dhe pa të? Çamçakëzët që përmbajnë sheqer kanë pesë kalori më tepër.
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane