6 orë gjumë gjatë natës, 3 cm më shumë rreth belit!

15:34 | 1 Gusht 2017

Mungesa e gjumit mund të ndikojë në zgjerimin e belit tuaj, sipas hulumtimeve të fundit. Njerëzit që flenë mesatarisht gjashtë orë në natë, kanë bel 3 cm më të trashë krahasuar me ata që flenë nëntë orë, zbuloi një studim.

Gjumi më i shkurtër është gjithashtu i lidhur me sasi më të ulëta të kolesterolit të mirë në gjak, i cili sipas hulumtimeve,ndihmon për t’ju mbrojtur nga problemet shëndetësore si sëmundja e zemrës, raporton Daily Mail.

Autorja e studimit Dr. Laura Hardie nga Universiteti i Leeds, tha: “Kemi gjetur se të rriturit që raportuan se flinin më pak se bashkëmoshatarët e tyre, kishin më shumë të ngjarë të ishin mbipeshë, gjetjet tona theksojnë rëndësinë e gjumit të mjaftueshëm”.

“Sa gjumë kemi nevojë ndryshon mes njerëzve, por konsensusi aktual është se shtatë deri në nëntë orë është më i miri për shumicën e të rriturve”.

Studiuesit nuk kanë spekuluar se pse mungesa e gjumit shkakton shtim në peshë, megjithatë, studimet e fundit theksojnë se shkakton lëshime të tepërta të hormonit ghrelin, i cili është i lidhur me oreksin.

 

Lajmet më të lexuara