4 shenja që ju jep trupi pasi keni konsumuar shumë kripë

11:40 | 2 Shtator 2018

Nëse ju jeni diagnostifikuar me presion të lartë të gjakut, kjo është e vetmja shenjë e qartë që tashmë e keni tepruar me kripë.

Megjithatë, kjo nuk është e tëra, pasi dieta e ngarkuar me natrium jep edhe disa shenja tjera, transmeton portali arbresh.info

Trupi shfaq këto katër simptoma të habitshme pasi e keni tepruar me kripën.

Urinimi i shpeshtë

Pirja e ujit në masë të madhe mund të jetë arsyeja pse urinoni shpesh. A e dini se kur hani shumë kripë mund të ketë të njejtin ekeft? Kur konsumoni shumë kripë, veshkat tuaja duhet të punojnë më shumë për të pastruar kripën shtesë, prandaj edhe urinoni shpesh dhe shumë.

Dhimbje koke e vazhdueshme

Një studim i publikuar së fundmi ka zbuluar se të rriturit që hanë .500 mg natriumi çdo ditë kanë dhimbje koke të vazhdueshme. Kjo për shkak se është një lidhje e fortë mes presionit të lartë të gjakut dhe dhimbjeve të kokës. Studimi ka gjetur se konsumuesit e kripës ka më shumë gjasa të kenë dhimbje koke edhe nëse presioni i gjakut është normal.

Etje e vazhdueshme

Kripa është një nga arsyet pse u thahet fyti. Pas ngarkesës së ushqimeve me sasi të lartë të natriumit, trupi do të fillojë të ndjejë mungesën e ujit. Sipas studimeve të shumta, është shumë normale që të pini shumë ujë pasi të keni konsumuar kripë.

Mjegulli e trurit

Nëse hani shumë kripë, mund të përfundoni të dehidratuar. Dehidrimi mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të menduar qartë. Siç është gjetur në studimin Journal of Nutrition, kur gratë ishin dehidratuar ato kanë shfaqur mungesë të përqendrimit, kujtesës, arsyetimit dhe kohës së reagimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara