942 vëzhgues monitorojnë procesin zgjedhor ku qytetarët e Maqedonisë së veriut votojnë për presidentin e ardhshëm të shtetit. Sipas listës së publikuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, 342 vëzhgues do të jenë nga vendi, ndërkaq 568 të huaj. OSBE/ODIHR ka më së shumti vëzhgues të akredituar, përkatësisht në mbarë vendin 372 vëzhgues.
Zgjedhjet e sotme kanë zgjuar interesim edhe te mediat ndërkombëtare. Sipas KSHZ-së, 32 gazetarë të mediave të huaja do të raportojnë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë njoftuar se tërësisht janë të përgatitur për zgjedhjet presidenciale. Byroja për Siguri Publike ka krijuar Aksion Operativ “Zgjedhje Presidenciale dhe Parlamentare 2024”.
Nga ana tjetër, Prokuroria ka formuar Komision të veçantë për ndjekjen e parregullsive eventuale gjatë zgjedhjeve. Ky komision ka njoftuar se është shtuar numri i prokurorëve kujdestarë me qëllim të mbulimit të tërë shtetit dhe ndjekjes së procesit.
Në koordinim me institucionet është edhe Agjencia për Siguri Nacionale e cila punon në mbledhjen e njohurive në lidhje me parregullsitë eventuale.
Për parregullsitë eventuale, qytetarët mund t’i drejtohen dhe Zyrës së Avokatit të Popullit, raporton Alsat-M.
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrov...
Vance: Sulmet nisën sepse Irani nuk e kaloi testin e besuesh...
Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet
Benita shpërthen në lot pas përplasjes me Klodin
Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit shkurt-2026 në ...
Konflikti në Iran/ Trump: SHBA ka armë për një luftë të përh...