Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trandafil Ivanovski, deklaron se emërimi i Talat Xhaferrit në pozitën e kryeparlamentarit është bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren për punën e Kuvendit.
Andaj edhe pret që kreu i ri i Kuvendit Talat Xhaferi të vazhdoj seancën kuvendore, të formohet Komisioni për zgjedhje dhe emërime, ti vihet fundi kësaj çmendurie politike dhe Kuvendi t’i kthehet normalitetit,
“Populli, sistemi, Kushtetuta dhe shumica parlamentare e cila në fund e konstatoi dhe emëroi kreun e ri të Parlamentit, është faktori kryesor dhe nuk ka faktor tjetër që do të vazhdoj dhe më tej të keqpërdor funksionin, të bëjë krime të reja dhe jo vetëm nga Veljanovski, por në një mënyrë prej të gjithë kreatorëve tjerë të kësaj çmendurie politike”, deklaroi për Alsat-M, Ivanovski.
Ivanovski shprehet se tek tanimë ish kreu i Kuvendit, Trajko Veljanoski, do të mbizotëroj mendja e shëndosh dhe do të mundësoj pranim dorëzimin e kabinetit pa mos tensionuar edhe më tej situatën
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...
Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...
Gjilan: I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje...
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës