Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, sot do të realizojë vizitë njëditore pune në Kosovë, ku do të realizojë një sërë takimesh me përfaqësuesit e kreut shtetëror të Kosovës.
Fillimisht Osmani do të mbajë takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, më pas me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, si dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Osmani do të mbajë takim edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Në takime do të hapen çështjet për bashkëpunim të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, iniciativat rajonale për bashkëpunim, si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nikoqir i Osmanit do të jetë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, me të cilin është paraparë edhe konferencë e përbashkët për media.
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...