Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muahmed Zekiri thotë se programi qeveritar do të realizohet dhe me këtë do të ketë edhe avancim të gjuhës shqipe.
“Kur të vijë koha për këtë, do të kemi zgjidhje konkrete ligjore, që do të dorëzohet për debat publik, që në fund të debatohet në Kuvend”, ka deklaruar Zekiri, në një intervistë për Makfax.
Ai shprehet i bindur se në zgjedhjet lokale, LSDM do të fitojë përkrahje edhe më të madhe nga votuesit shqiptarë.
“Jam i bindur se në disa komuna që janë me shumicë shqiptare, LSDM do të ketë kryetrët e vetë””, shprehet Zekiri.
Ai thotë se rastet si Sopoti e Monstra do të ndriçohen përmes komisioneve parlamentare, kurse Lagja e Trimave përmes një komisioni ndërkombëtar. Për BDI-në thotë se ka qenë parti regjimi, por se tash është liruar dhe ka mbartur përgjegjësi për ato që ka bërë. Zekiri shton se pas rënies së “regjimit” ka dashur të tërhiqet nga politika, por se ka mbetur shkaku i përgjegjësisë para qytetarëve.
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...